Ka qenë "shkëlqimi" diellor më i fuqishëm i rregjistruar që prej fillimit të 2013.

Edhe pse nuk ka arritur nivelin më të lartë të energjisë, ndezja e diellit më 11 Prill me një shpërthim në drejtimin e Tokës, ka shkaktuar (sikurse raporton Nasa) një blackout radio të shkurtër.

Shkëndijat diellore dhe shpërthimet e masës së diellit mund të shkaktojnë stuhi gjeomagnetike dhe të krijojnë probleme në transmetimet dhe komunikimet radio e satelitore.

Në 2013 është parashikuar qe aktiviteti diellor të shtohet.