Jemi mësuar të shohim çdo verë me bikini personazhet e show bizit që duan të rrisin numrin e admiruesve të tyre në rrjetet sociale.

Tendenca për të rënë sa më shumë në sy me sa duket i ka prekur edhe gazetaret e ekraneve që kanë filluar të postojnë foto të guximshme nga pushimet e tyre.

Ola Bruko e News 24, që sezonion e kaluar korri sukses edhe me emisionin e saj të ri “Dola tek Ola”, ka nxjerrë së fundmi një foto me të bijën nga bregdeti i jugut.

Po ashtu, drejtuesja kryesore e lajmeve në RTV Ora, Beti Njuma ka shkuar pak më larg se zakonisht. Rëndom ajo nxjerro foto nga pasioni i saj për të ngjitur malet, por këtë radhë nuk i ka rezistuar tundimit për një foto me bikini.

Ndryshe ka vepruar Bruna Cifliku e cila drejton emisionin kryesor të lajmeve në Euronews dhe këtë vit moderoi edhe emisionin Shock. Ajo kostumin e banjos nuk e ka veshur në rivierën shqiptare por në ujëvarën e Thethit.