BAKU, 20 tetor 2014 – Kryetari i parlamentit shqiptar Ilir Meta ka mbërritur më 19 tetor 2014 në Azerbajxhan për një vizitë zyrtare, njofton AzerTag.
Në aeroportin ndërkombëtar “Hejdar Aliyev” spikeri i Kuvendit u prit nga zëvendëskryetari i parë i parlamentit azerbajxhanas Ziyafet Asgarov dhe zyrtarë të tjerë.
Në një bisedë të shkurtër me gazetarët, Meta tha:
“Kjo është vizita ime e parë zyrtare në Azerbajxhan si kryetar parlamenti, që ilustron rëndësinë që Shqipëria i jep rritjes së marrëdhënieve të saj me Azerbajxhanin. Azerbajxhani është partneri ynë strategjik në zhvillimin e ardhshëm të Shqipërisë”.
Z. Meta theksoi rëndësinë e Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) të, duke thënë:
“TAP-i nuk është projekti i vetëm që lidh Shqipërinë me Azerbajxhanin. Kompanitë azerbajxhanase po investojnë në sektorët e energjisë, infrastrukturës dhe turizmit të Shqipërisë. Dhe kjo dëshmon për ekzistimin e potencialit të madh për zgjerimin e marrëdhënieve tona ekonomike”.
Meta tha se do të jetë i pranishëm në nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit shtetëror të Bakusë, duke shtuar se arsimi ishte një sferë shumë premtuese për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh.
Në Baku z. Meta do të zhvillojë disa takime.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





