Një spiker radioje në Filipine është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte “live” në rrjetet sociale.
Juan Jumalon, i njohur si DJ Johnny Walker, u qëllua brenda studios së tij në shtëpi, sipas autoriteteve vendase.
Jumalon po transmetonte drejtpërdrejt në Facebook rreth orës 05:30 me kohën lokale kur i dyshuari hyri në kabinën e regjistrimit dhe e qëlloi atë.
Sipas mediave të huaja, autori i dyshuar kërkoi leje për të hyrë në kabinën e radios së zotit Jumalon për të njoftuar diçka të rëndësishme në transmetim.
Presidenti Marcos Jr dënoi vrasjen e gazetarit të radios me fjalët më të forta dhe postoi në “X” se ai ka udhëzuar policinë të kryejë një hetim të plotë për të sjellë me shpejtësi autorët para drejtësisë.