Ditën e sotme, gazetarja e RTF-së, Ardita Sylejmani u nda nga jeta në Budapest të Hungarisë për shkak të disa komplikacioneve gjatë lindjes.

Kolegia e saj, spikerja Edona Musa në nisjen e edicionit të lajmeve, me zërin e dridhur ka dhënë lajmin për humbjen e Arditës.

Gjatë ngushëllimeve, Edona nuk ka mundur të mbajë lotët duke u kërkuar falje të gjithë spektatorëve për emocionet.