19korrik 2015 – Vjet Agjencia Kombëtare e Bregdetit zhvilloi një projekt pilot në disa plazhe të vendit, ku u vendosën kulla vrojtimi jo pak të kushtueshme me paratë e taksapaguesve, si dhe roje shpëtimi.

Nga kjo foto që vjen nga Spilleja nuk shihet asnjë roje në kullë.

Brenda 24 orësh, dy persona nga Kavaja humbën jetën në këtë plazh dhe kur dihet që rreziqet në këtë moment të sezonit shtohen, ngrihet pyetja: ku i ka rojet e plazhit Auron Tare?