6 janar 2014 – Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali  gjatë një konference për shtyp vlerësoi si mjaft të arrirë mbledhjen e të ardhurave në tre mujonin e fundit të 2013, ndërsa e konsideron dhjetorin 2013, si muajin më të suksesshëm të mbledhjes së të ardhurave.

“Janë mbledhur 165 milionë dollarë. U realizua rekordi prej 129% .Dhjetori 2013, ka arkëtuar 40 milionë dollarë më shumë se dhjetori 2012. Në tremujorin e fundit të 2013, tetor, nëntor, dhejtor janë arkëtuar 60 milionë dollarë më shumë se viti paraardhës do të thotë më shumë para për buxhetin e shtetit për të ndërtuar rrugë, shkolla. Arritjet e 3 muajve të fundit nuk janë rastësi, janë rezultat i një sërë reformash të ndërmarra, dhe luftës antikorrupsion duke ndërprerë rrugën korruptive u rivendosur stabilitet”, u shpreh Spiropali.

Më tej Spiropali u shpreh se për 2014, përmirësimi i mëtejshëm i performancës doganore është një sfidë, kjo dhe në bashkëpunim me Crown Agents.