Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali është shprehur se do të donte që ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli të ishte akoma në parlament.

"Kjo e vonesës nuk mund të ndodhë. Që kur Gramoz Ruçi është bërë kryetar parlamenti ne e dimë të gjithë që duhet të shkojmë në orar. Unë nuk kam qenë në kohën e 'zheleve përjashtë'. Në fakt do të doja që autorja e këtyre fjalëve të ishte në parlament sot. Përtej shakave do të doja të ishte në parlament z. Topalli", tha Spiropali, e ftuar në emisonin 'Ditë e Re'.