Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali ka ironizuar në Twitter krijimin e koalicionit opozitar nga PD dhe aleatët.
"Vetëm Lulzim Basha mund të krijojë koalicion partish për mospjesmarrje në zgjedhje dhe këtë marrëzi olimpike ta shoqërojë me buzëqeshje heroike! Ja pra dëshmia akademike dhe praktike se si mund të shkatërrohet një parti historike prej frikës dhe mungesës së kurajos politike!"-shkruan Spiropali.





