Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka postuar në Facebook foto nga takimi me gratë në Paskuqan.

Mbi fotot e publikuara, Spiropali shkruan se ka ardhur koha që politika të mos flasë me gjuhën e dhunës. Ajo thekson ndër të tjera se investimet që qeveria ka bërë në Paskuqan, kishin munguar prej 30 vitesh.

Postimi i plotë i Spiropalit:

Zemra mal nga takimi me gratë fisnike të Paskuqanit.

Politikës që flet me gjuhën e dhunës, politikës që zotohet se do presë gishta e do nxjerrë sy, i ka ardhur fundi!

Më 25 prill fitorja kalon nga Paskuqani. Për gratë, për fëmijët, për njerëzit energjikë të Paskuqanit që mbështesin çdo ndryshim, çdo punë të mirë: Kopshte, shkolla, shërbime, ura, kanalizime, rrugë të munguara në 30 vite.

Më 25Prill politika e marrë fund e rrenave dhe e dhunës përgjigjen do ta marri siç e meritojnë. Paskuqani do të vazhdojë përpara me Edi Ramën për mos t’u kthyer kurrë pas te koha e atyre qe Paskuqanin e përdorën si hambar votash, por kurrë nuk i respektuan, kurrë nuk i ndihmuan.

Zemra mal nga takimi me gratë fisnike të Paskuqanit. Politikës që flet me gjuhën e dhunës, politikës që zotohet se do…

Posted by Elisa Spiropali on Saturday, February 27, 2021