Punimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku do të raportohet mbi performacën e qeverisë dhe të procesit të bashkëqeverisjes, i hapi koordinatorja kombëtare, Elisa Spiropali, e cila sulmoi opozitën si kundërshtarë që nuk duan të ardhmen e Shqipërisë. 

"Shihni çpunojnë kundërshtarët tanë. I janë vënë Shqipërisë me buk në trastë e përgojojnë në çdo derë vendimmarrësi europian dhe dëgjojnë jehonën  e bataresë së tyre. Gëzojnë si shenjtani budalla kur lexojnë apo prodhojnë lajme për refuzime, kundërshtime, refuzime të statusit. Shpërndajnë tituj, mbushin portale dhe bllokojnë banaqe e foltore sepse vizioni i tyre është çadra dhe mjeti i tyre është çizmja. I kanë dhënë shenjat se nuk kanë aspak ndërmend të ndryshojnë strategji. Përballë kësaj mësymje kemi vetëm një aleta bashkëqeverisje në çdo cep të territorit."