25 nentor 2013- Dy muaj pas emërimit të saj në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Elisa Spiropali na shfaqet me staturë tjetër edhe në look-n e saj. Përveç pamjes së rregullt të flokëve dhe grimit të thjeshtë, ajo tashmë paraqitet me veshje zyrtare dhe serioze. Paparaci ynë e ka fotografuar ndërsa ecën në këmbë Elisën, ku bie në sy veshja e kombinuar. Drejtoresha që ka kapërcyer të 30-at, tashmë me postin e drejtorëshës kujdeset për pamjen, në atë mënyrë që të duket gjithmonë edhe më e pjekur dhe autoritare. Para emërimit, Elisa shfaqej në fushata e veshur thjesht dhe “casual”, për të qenë sa më e rehatshme në udhëtimet jashtë Tirnës për t’u takuar me elektoratin e majtë.
/panorama plus /





