Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u kërkoi deputetëve të opozitës të sjellin propozime konkrete për mënyrën si mund të luftohen krimi dhe korrupsioni në vend.

Akuzave të deputetëve demokratë në seancën e sotme plenare, se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan dhe se kriminelët veprojnë lirshëm, Spiropali u përgjigj duke thënë se “duhen propozime konkrete”.

Flisni për krime dhe krime gjithë ditën por këtu asnjë propozim. Pse nuk i thoni këtu? Po bëjmë një hap para në luftën kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit”.

Ministrja foli për mungesën e etikës, që sipas saj karakterizon Partinë Demokratike, duke nisur nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe të gjithë deputetët e tjerë.

Asnjë shqiptar që njeh historikun e betejave tuaja me ne, pa asnjë kod etike. Është më mirë të ndryshoni gjuhë,. Të ndryshoni mjetet dhe ndoshta keni ndonjë shans”, tha Spiropali.