Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend ditën e sotme, i ka bërë thirrje deputetevë të opozitës që të bëhet pjesë e votimit në të mirë të qytetarëve për “bashkëqeverisjen”.

Gjithashtu Spiropali shtoi me ironi se ligji për bashkëqeverisjen nuk ka lidhje me patronazhistët.

“Bashkëqeverisja nuk është vetëm dera për ankesat e qytetarëve por dhe dera që do të mbyllet për çdo punonjës që abuzon me postin. Kjo nismë ligjore nuk vjen nga ligji por nga eksperienca 4 vjeçare diskutimi. Në këtë projektligj është listuar të gjithë mësimet e marra dhe roli i agjensisë në këto katër vite. Për këtë arsye ka lindur dhe nevoja që projekti i bashkëqeverisjes të ketë forcën e ligjit për rregullimin e marrëdhënieve për ligjin shqiptar.

Shqetësimin më të madh e keni me patrionazhistët pasi ju në zgjedhje ishin magazinë pa inventarë, përballë patronazhistëve që ishin fitues, ndaj ligji për bashkëqeverisjen nuk ka lidhje me patronazhistët”, ka thënë ajo.