Ministrja Elisa Spiropali është përfshirë në një debat me deputetin Gazment Bardhi në seancën plenare të kësaj të enjteje.
Spiropali: Keni opinion për baballarët në majë të thanës zoti Bardhi dhe të tjerët njëri në majë të pallatit që bërtet kundër spak nga mëngjesi në darkë dhe tjetri në majë të delirit të madhështisë që kafshon spak e kreun e spak. A keni ju opinion për këto meqë keni opinione për gjithça dhe gjithkënd meqë bëni akuzatorin këtu, gjuhën e dalë nga binarët e mendjes së baballarëve tuaj në majë të thanës.
Të dy presidentë të kësaj republike, të dy kryeministra, për të cilën ju sisgurisht nuk mund të shpreheni vini këtu e doni të bëni sherr e rrëmujë, të na thoni një herë e mirë çfarë opinion keni për ulërimat tuaja, ata nuk janë dy kokë dele por baballarët e opozitës suaj, vini këtu e na drejtoni gishtin, na ngrini gishtin. Duke u përpjekur të mbani këtë kuvend peng.
Çohuni dhe thuajni se çfarë është SPAK-u për ju. Dhe përgjigja mos jetë si e herës së kaluar që kur godet regjimin e Edi Ramës është institucion i Drejtësisë, kur godet baballarët tuaj është organizatë kriminale. Kjo është gjuha juaj që nuk ka koherencë. O duhet të shkojë në burg trafikati i përgojuar nga ju, ose duhet të prërgjigjeni ju si kallëzues i rremë. Në rast se përgjigja juaj është ajo që dhatë herën e kaluar, atëherë vazhdoni kështu ta dëgjojnë ata që votojnë.