Sipas ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit Pakti për Universtitetin është tashmë një zotim me projekte.
Spiropali shkruan në Facebook se "i tillë është edhe projekti i Kampusit të ri që do t'i ndërtohet godinës së Universitetit të Arteve, projektuar me mjeshtëri nga arkitekti italian, Marco Casamonti."
POSTIMI I PLOTË
Pakti për Universitetin është zotim që nuk formësohet me fjalë relike, por me projekte epike.
I tillë është edhe projekti i Kampusit të ri që do t'i ndërtohet godinës së Universitetit të Arteve, projektuar me mjeshtëri nga arkitekti italian, Marco Casamonti.
Ky Kampus i standardeve më të larta perëndimore, i jep tonus ambicieve tona dhe punës vijuese, për kthimin e Universiteteve në hapësira komode, ku studentët më shumë se çka tjetër, do t'i përgjigjen pasioneve përmes dijes dhe opsioneve.





