Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare në Kuvend tha se opozita është marrë peng nga një njeri i vetëm duke iu referuar kështu kreut të PD-së Sali Berisha.
Teksa përmendi situatën e tërmetit, të pandemisë dhe sulmet kibernetike të Iranit, Spiropali tha se mazhoranca bëri çdo gjë për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve, ndërsa për kryeministrin Rama tha se u kthye në lypës për Atdheun.
Sipas ministres nëse Berisha do ishte në pushtet nuk do të merrte asnjë ndihmë, pasi sipas saj të gjithë do dyshonin se ku do të shkonin paratë.
“Të nderuar deputetë ne nuk biem dakord për asgjë kultur e kundërshtimi është e ngulitur sa as aritmetika e thjeshtë nuk shërbe si kriter apo mundësi për të parë të nëjtin realitet. Kjo ndodh sepse një e pjesë e madhe në këtë sallë është ndarë nga logjika. Vesi nuk ju del as nga humbjet e njëpasnjëshme, Haxhiu dhe Qamili do bërtasin. Ka probleme në Shqipëri, por pafund. A është vendi më mirë se dje, patjetër që po. Jemi në rrugë të mbarë. Bota, Europa dhe Rajoni kanë hyrë në epokën e rrezikut të madh, kjo kërkon qeveri të fortë. Një pjesë e opozitës është e marrë peng nga një individ. Me yrysh për të goditur stabilitetin, me yxhym kundër themeleve të sistemi. Për t’ju thënë se sa të ndryshëm jemi, supozojmë se non-grata i anglo amerikanëve dhe Qamili i tij do ishin në pushtet në nëntor 2019, tërmeti shkatërrimtar mori përgjigje unike nga kjo qeveri. Kryeministri u shndërrua në një lypës zyrtar për Atdheun. Dora e shtrirë për solidaritet, mori mbështetje të pashembullt financiare. A mendoni çfarë do ndodhte nëse non-grata juaj të ishte në krye të qeverisë jo më larg se 3 vjet më parë. Nuk do ti afrohej asnjë qindarkë sepse të gjithë do dyshonin se do shkoni për çaj boronicash. Haxhiu as vizë nuk do të merrte sepse amerikanët i kanë vënë vizën. Shqipëria u vu në agresionin hibride nga Irani, por vendi pas sërish veten në një fron me NATO, SHBA, BE. Rubla e çorbës është e gatshme të bëhet me djallin kundër Shqipërisë. Nuk dua të merrem gjatë me ta se historia do t’i mbulojë me turp. Buxheti i 2023 është dyfishi i buxhetit 2013, por sot kriza është më e rënde se pandemia”, tha ndër të tjera Spiropali.