Paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit u zhvillua takimi i Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura.
“Kuvendi ka dhënë dhe do të japë institucionalisht dhe publikisht mbështetjen e nevojshme. Mbështetja jonë ka qenë dhe do të jetë ligjore. Kuvendi ka vullnet të plotë dhe është i hapur të miratojë iniciativa të reja ligjore. Kuvendi është një derë e hapur për të gjithë ju”, tha Spiropali.
Gjatë fjalës së mbajtur Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, u shpreh se Be “do vazhdojë të mbështesë institucionet shqiptare në udhëtimin e tyre drejt BE”.
Ndërkohë nga ana tjetër ambasadori i ri britanik në Tiranë Nick Abbott tha mes të tjerash “se duhet llogaridhënie dhe transparencë”.