Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një takim zyrtar në Maqedoninë e Veriut, të hënën e 23 shtatorit.
Me ftesën e Kryetarit të Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi, Spiropali do të takohet dhe me personalitete të larta shtetërore të RMV.
Programi i takimeve është si më poshtë:
10:30-11:25
Takim i znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, me z. Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
11:25-11:45
Deklarata për mediat të znj. Elisa Spiropali dhe z. Afrim Gashi.
11:50-12:20
Takimi i Kryetares Spiropali me z. Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së, dhe z.Talat Xhaferi, ish Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
12:20-12:40 Takim i Kryetares Spiropali me Kryetarin e LSDM, z. Venko Felipče.
12:40-13:00 Vizitë në shtëpinë e Nënë Terezës.
14:15-14:45
Takim i Kryetares Spiropali me z. Hristijan Mickovski, Kryeministër i RMV.
17:00 Vizitë në Muzeun e Kongresit te Manastirit, Manastir.