Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali, priti sot në takim shefen e misionit të OSBE-ODHIR në Tiranë, Audrey Glover, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Duke publikuar foto nga takimi në një postim në Facebook, Spiropali shpreh mirënjohjen për mbështetjen ndaj vendit tonë.
"Sot pata rastin të falenderoja shefen e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë për të arrirë standardet më të larta të administrimit zgjedhor", shkruan ministrja.
Më herët Glover pati takim me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.





