Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, nga Spitali Universitar i Traumës ka folur mbi masat dhe gatishmërinë e strukturave shëndetësore për natën e ndërrimit të viteve.

Koçiu është shprehur se të gjitha strukturat spitalore do të jenë në gatishmëri për natën e ndërrimit të viteve si dhe gjatë ditëve të festave. Ministrja shtoi se janë mbi 2000 punonjës të shëndetësisë të cilët do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve dhe ditët e festave duke shërbyer në detyrë.

Gjithashtu ministrja iu bëri apel qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë këtyre ditëve.

Bashkë me profesionist që shërbejnë me përkushtim çdo ditë edhe çdo natë. Sepse spitali i Traumës e ka këtë specifikë që në çdo moment ju bije telefoni ka një ngjarje, ka një situatë që paraqet një emergjencë dhe ju jeni këtu në gatishmëri.

Më mirë se sa të urosh nga këtu gëzuar për stafet mjekësore që do të jenë në shërbim në të gjithë vendin, qoftë në qendra shëndetësore, spitale rajonale, bashkiake apo edhe ata universitare, them që ky është vendi më i mirë për t’i uruar të gjithë ekipet e shëndetësisë për një vit sa më të mbarë dhe një gëzuar për të gjithë shqiptarët. Përfitoj nga rasti edhe për t’u thënë të gjithë shqiptarëve të gëzojnë sot, por edhe të bëjnë kujdes me ngarjen e makinave, me gotën e alkoolit edhe për shëndetin dhe veten e tyre.

Shfrytëzoj edhe mundësinë për të thënë që jo vetëm spitali i Traumës, por edhe të gjithë strukturat e tjera spitalore do të kenë stafe në gatishmëri. Janë mbi 2000 punonjës të shëndetësisë të cilët do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve dhe ditët e festave duke shërbyer në detyrë“, – u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.