Tetori është konsideruar prej disa vitesh si muaji i fjongos rozë, i cili simbolizon parandalimin e kancerit të gjirit tek femrat dhe diagnostifikimin e tyre.

Spitali Rajonal i Durrësit ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për kryerjen e ekzaminimeve për të shmangur kancerin e gjirit.

Në hollin e spitalit janë shpërndarë fletëpalosje sensibilizuese për gratë, me qëlim që çdo njëra prej tyre në këtë muaj i cili konsiderohet si muaji i luftës ndaj kancerit ti nënshtrohet ekzaminimeve.

Ermioni Dabaj, kryeinfermiere e spitalit të Durrësit, në një prononcim për mediat tha se parandalimi i kësaj sëmundjeje që ka shënuar rritje të madhe, është shumë më i lehtë se sa kurimi i saj.

Sipas mjekëve, është e rëndësishme që të kryhen ekzaminimet në kohë, të paktën një herë në vit për gratë mbi 40-vjeç, të cilat rrezikojnë të preken nga kanceri i gjirit.

Kjo sëmundje nëse ekzaminohet në kohë është plotësisht e shërueshme, është apeli i mjekëve.

K.H.