Teksa bilanci rëndohet në minutat që kalojnë, në spitalin e Durërsit në orët e para të mëngjesit janë shtruar rreth 60 persona.

Drejtoresha e spitalit Nadire Jani, thotë se stafi është i gjithë në gatishmëri të jashtëzakonshme, dhe bluzat e bardha janë në gjendje emergjence.

Jani thotë se në spital janë paraqitur të dëmtuar e të plagosur me dëmtime të shumta e të ndryshme.