Arritjet dhe problemet në fushën e kirurgjisë janë diskutuar në Konferencën e 9-të Mediko-Kirurgjikale organizuar nga Spitali i Durrësit, i cili ka krijuar një traditë dhjetëravjeçare për punën shkencore, si në nivel vendor dhe ashtu dhe ndërkombëtar.
Drejtoresha e SRD-së, Nadire Kërtusha, tha se qëllimi i konferencës është dhënia e shërbimit shëndetësor cilësor për të gjithë pacientët.
Ndërkohë, Edlira Harizi, neurologe pranë SRD-së vlerësoi të rëndësishme këtë aktivitet, i cili u jep mundësinë bluzave të bardha që të pasqyrojnë punën dhe arritjet e tyre, në drejtim edhe të punimeve shkencore.
Spitali terciar i Durrësit numëron rreth 4 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit ose rreth 10 në ditë, ndërsa kreditet e konferencës njihen nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim.
K.H.





