Spitali i Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi” konfirmon vdekjen e 4-t në Shqipëri të prekur nga virusi AH1N1. Viktima mësohet të jetë një grua 75 vjeçare, e cila ndërroi jetë një natë më parë. E moshuara vuante edhe nga një sëmundje bashkëshoqëruese siç është pneumonia.
Mbrëmjen e djeshme, në Sanatorium humbi jetën edhe një 37-vjeçar nga Elbasani, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije. Ai ishte shtruar në spital prej një javë me pneunomi në 2 mushkëritë. Ndërkohë burime nga ISHP për "BalkanWeb" thanë se përgjigjia për AH1N1 është negative.





