Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës ka rifilluar sërish punën pas incidentit të krijuar disa orë më parë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Pacientët që janë paraqitur në këtë repart për të marrë ndihmën e parë nga bluzat e bardha, tashmë janë rikthyer sërish në Urgjencë, pasi më herët ishin evakuuar në repartin e Neurologjisë për shkak të tymit.
“Ka rifilluar puna ne Urgjencen e Spitalit Rajonal Durres pas nje problemi teknik qe ndodhi ne panelin elekrik, cdo gje u vu ne normalitet!”, shkruhet krahas fotove në postimin në faqen zyrtare të spitalit në Facebook.
Më herët, në lidhje me rastin në fjalë, në një reagim të shkurtër, Policia e Durrësit njoftoi se: “Në lidhje me lajmin për rënie zjarri në Spitalin e Durrësit, ka pasur vetëm një shkëndijë, e cila është shuar dhe nuk ka asnjë problem.”





