DURRËS, 25 qershor 2014 – Sektori ekonomik i spitalit rajonal është në pikun e punës për prokurimin e furnizimeve, që financohen si me të ardhurat dytësore të veta, ashtu dhe me ato të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Nga burime zyrtare mësohet në spitalin rajonal po përgatiten për blerje të pjesëve dhe mirëmbajtjen e kabinës elektrike dhe gjeneratorit të maternitetit dhe kirurgjisë; me një financim prej 736 933 lekë nga fondet e FSDKSH-së (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor) dhe të ardhurat dytësore.
Po ashtu do të ketë blerje dhe mirëmbajtje të aparaturave mjekësore me një fond limit prej 4 845 998 lekë; blerje materialesh radiologjie me fond 2 593 583 lekë; blerje pjesësh dhe mirëmbajtje të pajisjeve larëse me fondin 866 833 lekë; blerje pjesësh dhe mirëmbajtje të ashensorësh me 1 101 734 lekë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





