Australi, 14 gusht 2014 – Një spital në Australi ka kërkuar falje pasi gabimisht ka dërguar njoftime për vdekjen e 200 pacientëve të vet.
Njoftimet e dërguara nga Spitali Austin në Melburn, te secili mjek i pacientëve, më 30 korrik, gabimisht i kanë informuar ata se kanë vdekur, në vend se tu tregojnë për lëshimin nga spitali.
Zyrtarët mjekësorë australianë thanë se njoftimet e gabuara ishin pasojë e ndryshimeve të pavëmendshme në shabllonet që spitali u dërgon mjekëve atëherë kur pacienti lirohet nga spitali.
Në një deklaratë, operatori i spitalit, tha: “ne kërkojmë ndjesë të parezervë te klinikat e prekura, të cilat, në pjesën më të madhe, e kuptuan shumë mirë gabimin”.
Megjithatë, në deklaratë u theksua se kujdesi ndaj pacientëve nuk është dëmtuar, megjithë gabimin e bërë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





