Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me njoftimin e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit, ku thuhet se vetë Meta ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.
Ai u shpreh gjatë një konference për shtyp mesditën e sotme se ky akt është për të ardhur keq pasi tregon manipulimin e kriminalizimin të dosjeve.
Ilir Meta: Tani, si mund ti shmangem unë një përgjigje kur s’ka shqiptar mbi këtë tokë që nuk e kupton se me këtë akt vetëvrasës, sepse Autoriteti i Dosjeve para se të jetë autoritet ligjor është autoritet moral sepse të është dhënë detyra të trajtosh të shkuarën e dhimbshme të shqiptarëve. Sepse gjen njerëz që iu shpëtojnë filtrit dhe janë rrezik për shqiptarët dhe të ngushëllosh viktimat e asaj periudhe. është për të ardhur keq për Autoritetin e Kriminalizimit të Dosjeve. Ata e dinë se çfarë ka apo çfarë nuk ka në ato dosje që thonë ata.





