Pamjet që shihni vijnë nga ambientet e gjykatës së Elbasanit, nga seanca gjyqësore që po mbahet për 2 rusët dhe ukrainasin e arrestuar pas sulmit në uzinën e armëve në Gramsh.

Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov u arrestuan pasi tentuan që të hynin në ambientet e uzinës, ndërsa një prej tyre sulmoi edhe dy ushtarët që ruanin godinën, Adrian Xhaka dhe Aldo Bici.

LSA ka siguruar pamjet nga brenda sallës ku shihen 3 të rinjtë pas kafazit të xhamit, ndërsa për herë të parë shfaqen imazhet e tyre të plota pas rënies në pranga.