3 qershor 2014 – Ja disa shenja të cilat nuk duhet absolutisht ti nënvlerësojmë.

Ekzistojnë sinjale të dukshme që trupi ynë na tregon për të na komunikuar gjendjen e tij shëndetësore, me pas na takon ne të dimë ti interpretojmë dhe ti kuptojmë.

Trupi ynë na flet, na komunikon mënyrën gjendjen e tij dhe në duhet të kemi shumë respekt për atë i cili nuk është vetëm një vektor, një leve, por është mbajtësi i shpirtit tonë.

Dhe për këtë duhet të dimë ta dëgjojmë dhe ta shohim, por mbi të gjitha të dimë të interpretojmë. Ja disa shenja të cilat nuk duhet absolutisht ti nën vlerësojmë.

Flokët

Nëse flokët bien dhe nuk është stina, motivet mund të jenë të shumtë, fillimisht është mirë të kuptoni se në bazë ka një situatë stresi, e cila më pas duhet të vlerësohet në nivel profesional. Në rast se arsyeja është psikologjike, pasi të keni kuptuar origjinën duhet të vazhdohet me një terapi të përshtatshme e cila si pasojë do të kuroje problemin. Arsyeja e rënies mund të jetë dhe thjeshtë e lidhur me përdorimin e produkteve shumë agresiv apo jo cilësore, është më mirë ti besoheni një specialisti dhe të përdorni produkte të sigurta dhe të certifikuar, ose produkte natyrale. Se fundi rënia e flokëve apo dobësimi i tyre mund të jetë një sinjal e mungesave të vitaminave, mineraleve apo aminoacideve, ndërsa probleme me shqetësuese si alopecia mund të kënë lidhje me sëmundje pulmonare, tiroidale, diabeti etj.

Thonjtë

Është e rëndësishme të vështroni thonjte dhe të vlerësoni nëse ekzistojnë anomali të ndryshme, si për shembull vijëzimet vertikale të cilat vijnë si pasojë e keq ushqyerjes, dhe mbi të gjitha të mungesës se hekurit. Ndërsa vijëzimet horizontale tregojnë mungesën e kalciumit, të vitaminës B ose vitaminës A. Nëse janë të zbehta? Një hipotezë e mundshme është anemia.

Gjuha

Dy organet të lidhura më të janë stomaku dhe zemra. Nëse çdo funksionon normalisht gjuha duhet të këtë ngjyre roze, nëse ka probleme ja leximet e mundshme:

– Aftat mund të jenë të lidhura me problemet e stomakut

– Nëse është shumë e çelur atëherë mund të mendohet për anemi

– Nëse është e bardhë mund të tregoje për një infeksion në zhvillim, një gastrit apo një gjendje stresi

– Nëse është në ngjyre të erret, vjen si pasoje e duhanit apo e një infeksioni bakterial

– Nëse është në ngjyrë të verdhe mund të tregojë probleme me mëlçinë

– Nëse është e thatë mund të dyshohet për diabet apo shqetësime me veshkat.

– Nëse merr pamjen e një "harte gjeografike" mund të tregoje për një gjendje alergjike.

Duart dhe lëkura

Venat ne duar nuk duhet të jenë të dukshme dhe nëse janë të dala duhet të pini më pak. Lëkura përfaqëson organin më të madh të trupit tone, prezenca e shenjave në ngjyrën vjollce mund të tregojë për një rënie të vitaminës C, zbehja tregon për një anemi apo rënie të hekurit në gjak.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/