Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur dhe gjobitur me shumën 2.000.000 lekë, dy subjekte në qytetin e Lezhës.

Shkak për këtë këto masa është tregtimi i produkte në kushte të rënda higjeno-sanitare si dhe pa dokumentacionin përkatës, që garanton sigurinë ushqimore.

Trupa inspektuese e AKU-së ka bllokuar 200 kg mish derri në stabilimentin e përpunimit të gjiros ndërkohë që bën thirrje konsumatorëve të shmangin blerje të tilla, si dhe të denoncojnë çdo rast abuzimi.