Një protestë e dhunshme është regjistruar gjatë mbrëmjes në Napoli, ku mijëra të rinj italianë kanë zbarkuar në rrugët e qytetit ndërsa janë përleshur me policinë. Ata janë shprehur kundër masave të ndalim-qarkullimit dhe zërave për një tjetër mbyllje për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.
Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit janë shprehur kundër vendimit, teksa thanë se: “Nuk po na vret COVID-i, po na vrisni ju!”.
Siç raportojnë mediat italiane, turma e qytetarëve marshuan drejt Largo San Giovanni Maggiore dhe Universitetit Lindor të Napolit.
Reagimi në fjalë erdhi pas deklaratës së bërë nga presidenti, Vincenzo De Luca për një tjetër mbyllje të vendit. Ndër banderolat që përdorën protestuesit ishin dhe: “Na mbyllni dhe na paguani”, dhe pastaj “Kundër De Luca”.
Për të shpërndarë dhe qetësuar turmën e qytetarëe, policia përdori gaz lotsjellës dhe tymuese, ndërkohë që protestuesit iu përgjigjën duke goditur dhe thyer xhamat e një makine policie.