Pas deklaratës së bërë nga deputeti i ri i LSI-së, Ralf Gjonaj i cili u sulmua sot me bojë para se të hynte në Kuvend se nuk po shkon atje për një rrogë të qelbur, ka reaguar ashpër ish-drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj. 

Shehaj shkruan në rrjetet sociale se nëse ai do ta kishte bërë një deklaratë të tillë në ndonjë vend tjetër, do ta kishin nxjerrë me shpulla jashtë Parlamentit.

"Në daljen e parë si deputet ky individi fyen taksat tona duke thënë se 1.6 mln lekë neto na qenkan të qelbura në Shqipëri. Ky individi që i kushtoi LSI rezultatin më të dobët në Tiranë (njësia 3). Ky individi që na qenka me dy pasaporta dhe i shkolluar jashtë, ta kishte bërë këtë deklaratë andej e kishin nxjerrë me shpulla jashtë parlamentit. (Gjithsesi dhe këtë se ka problem ky se e ka të provuar). Mjerë taksat tona që i hanë deputetë parazitë", shkruan ish-drejtoresha e Tatimeve.