Që nga momenti kur Kupa e Ligës në Angli u riemërua “Carabao Cup” për shkak të sponsorit të ri të saj, situata përkeqësohet nga njëri tur në tjetrin. Në Angli ka filluar sot një debat i madh, pasi është mësuar se shorti i turit të tretë të turneut, do të zhvillohet në Pekin, ndërsa do të hidhet në orën 04:15 të mëngjesit në Gadishullin Britanik.Zyrtarët njoftuan se shorti i aktivitetit do të hidhej në orën 11:15 lokale në Kinë, për arsye marketingu. Kjo sigurisht që nuk ka kënaqur publikun anglez, që duhet të zgjohet shumë herët në mëngjes nëse do të ndjekë ceremoninë e turit të tretë të turneut i cili ka marrë emrin e një kompanie pijesh energjike tajlandeze.
Edhe shorti i dy raundeve të para nuk kaloi pa probleme. Në raundin e parë, emri i Çarltonit u shfaq dy herë në short. Ndërsa në raundin e dytë, komentatorët ngatërruan aq keq radhën e skuadrave pritëse dhe atyre udhëtuese sa shumicës së klubeve iu desh të dilnin me deklarata për të sqaruar se ku do të luheshin ndeshjet e tyre.





