Vetëm pak minuta pasi njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Ditmar Bicajn dhe Sekou Camara, Teuta lajmëroi se ka bërë edhe afrimin e parë për sezonin veror të merkatos.

Në fakt bëhet fjalë për një ritkhim në shtëpi të mbrojtësit Rustem Hoxha, i cili është rritur në skaudrat e moshave te Teuta dhe ka mbrojtur ngjyrat e durrsakëve deri në verën e 2017-ës.

Qendërmbojtësi 28-vjeçar ka qenë pjesë e Luftëtarit në sezonin që sapo u mbyll, ku edhe dhuroi paraqitje mjaft të mira, duke bindur durrsakët ta rikthejnë sërish në gjirin e skuadrës.