Sfidat e ardhshme të Shqipërisë, futbollistët e Kombëtares: Kemi ekipe të forta në grup (VIDEO)

18/03/2019 - 15:56

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, doli sot në një konferencë për shtyp në prag të 2 sfidave ndaj Turqisë dhe Andorrës të vlefshme për eliminatoret e Europianit.

Si është gjendja fizike dhe cilat janë pritshmëritë?

Jam rikthyer pas 1 viti. Jam i lumtur, me energji dhe pozitivitet. Mezi po pres të jap më të mirën time dhe të kthehem te goli. Në aspektin fizik jam shumë mirë. Te Lugano kam luajtur 7 ndeshje. Për momentin jam shumë mirë.

Si të është dukur Shqipëria?

E kam ndjekur gjatë gjithë ndeshjeve. Nuk është se kemi zhvilluar nga ato lojërat tona më të mira. Kemi treguar që nëse luajmë si grup marrim rezultatet pozitive. Ka munguar goli, shpresoj që me rikthimin tim të arrij të shënoj dhe të marrim atë që të gjithë shqiptarët presin. Çdo lojtar vjen për të luajtur. Janë zgjedhjet e trajnerit. Unë do jem gati. Kam folur me trajnerin kur kam qenë i dëmtuar. Më ka thënë që ne të presim, jepi forca dhe këtë kam bërë, ja ku jam sot.Kur vjen me Kombëtaren është diçka tjetër. Është një ndjenjë që e ke përjetuar që fëmijë. Është një gjë shumë e veçantë.

Tani që Durmishaj refuzoi Kombëtaren e ndjeni më i lehtësuar. A keni një mesazh për futbollistët që kanë refuzuar Shqipërinë?

Nuk e di kush është Durmishaj. Nuk e njoh. Thjesht kam lexuar disa lajme.

Për Uzunin…

E kam ndjekur. Uzuni ka bërë ndeshje të mira. Unë ku ta gjej që të luajë me lojtarë të shpejtë si Grezda dhe Uzuni. Shpresoj që Erosi të kthehet në formë. Shpresoj të bëjmë mirë të 3 përpra. Jam i gëzuar që kam lojtarë të shpejt në krah që mund të më furnizojnë me topa.

Si e vlerësoni sfidën me Turqinë?

Ka shumë lojtarë cilësorë brenda ekipit. Ka emra më të mirë se ne. Pavarësisht se kemi fituar, kjo nuk do të thotë se do e nënvlerësojmë kundërshtarin. Do jemi të karikuar për të përsëritur atë ndeshje. Ishalla me ndihmën e Zotit marrim 6 pikë. Edhe me 4 pikë do ishim të kënaqur. Sot në mëngjes vumë një bast me trajnerin. Na premtoi në qoftë se fitoni 6 pikë do na dhurojë diccka. Duhet të jemi bashkë. Vetëm kështu mund të arrijmë grupin që kishim para 4 vitesh. Grupin e kemi, mund të arrijmë këtë gjë. Atmosfera është e mirë. Të gjithë janë çuna të mirë. Ne duhet ti ndihmojmë pak të futen në ekip. Atmosfera është shumë e mirë në këto ditë, më vonë nuk e di.

Lënia jashtë e Strakoshës…

Unë e di që Strakosha është i grumbulluar.

Do të pëlqente të asistonit të Grezdën apo të shënonit?

Në qoftë se do të jepja asist për Grezdën dhe ai të shënonte, do isha më i gëzuar që të asistoja dhe Grezda të shënonte.

Mendon se ky grup është i kalueshëm?

Është e vështirë. Kemi ekipe të forta në grup. Do të luajmë kualifikimin me Islandën dhe Turqinë. Shpresojmë të kemi pak fat. Në qoftë se bëhemi grup si para 4 vitesh, do t’ia dalim. Unë kam besim te vetja dhe ekipi.

Ndërsa Eros Grezda, futbollisti i Kombëtares ka folur në konferencën për shtyp para mediave për dy sfidat e ardhshme që presin Shqipërinë. Sulmuesi ishte në krah të Armando Sadikut dhe foli për një sërë temash që e presin përfaqësuesen.

Forma jote?

Pata një periudhë shumë të vështirë në dy muajt e fundit, u ktheva pardje dhe ndihem shumë mirë. Gjatë kohës që kam qenë i lënduar kam punuar. Kemi lojtarë cilësorë, të cilët janë në formë. Do të bëjmë makismumin, trajneri do të bëjë zgjidhjet e veta.

E ndjen veten gati?

Për sa kohë që jam këtu do jem gati në çdo vend. Nuk ka rëndësi luaj në të djathtë ose në të majtë.

Sadiku?

Jam shumë i lumtur që është rikthyer. Shpresoj të kombinojmë në fushë dhe të bëjmë më mirë. Merremi vesh shumë mirë me të dhe do të bëjmë më të mirën.

Basti me trajnerin?

Do të bëjmë maksiminumin për veten tonë dhe pastaj për trajnerin.

Xherard apo Panuçi?

Më shumë këshill.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Milani ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e mbrojtësit kroat Dejan Lovren, i cili ka mbetur në stol te Liverpooli dhe po kërkon t

Tani nuk ka më asnjë dyshim, Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juventusit.

Grupi Suning, që ka në pronësi Interin, ka vendosur 120 milionë euro në dispozicion të merkatos së skuadrës zikaltër, për të tentuar të p

Lionel Mesi, Roxher Federer, Kristiano Ronaldo apo Flojd Mejuedhër janë disa prej sportistëve miliarderë të fiksuar pas makinave të shtre

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, ka një jetë në futboll dhe nuk mund të kënaqet thjesht me faktin se skuadra e tij u rikthye të m

Thomas Strakosha është një nga emrat që po lakohet gjithnjë e më shumë në shtypin anglez.

Dy goditjet e fund sezonit nga Liverpuli dhe Valencia për Barcelonën, bën që katalanasit të zgjohen dhe të shohin se çfarë do të bëjnë se

Lukaku është gjithnjë e më shumë drejt transferimit tek Inter.

Stadiumi i Realit të Madridit u elektrizua me prezantimin e Eden Hazard, futbollistit që tifozët shpresojnë se do të rikthejë entuziazmin