Nuk ndodh shpesh në një sfidë Champions, aq më tepër kur luhet Bayern Munich – Barcelona të shohesh nje rezultat 8-2.

Duket e pabesueshme por në fakt, Bayern dhuroi një festival golësh duke eliminuar Barçën në mënyrën më të turpshme të mundshme.

Pavarësisht problemeve që klubi katalunjas ka, një rezultat i tillë ishte i tepërt për Messi me shokë.

Gjigandët gjerman fluturojnë në gjysmëfinale duke vendosur me prepotencë kandidaturën si favorit absolut. Bayern pret i qetë kundërshtarin në këtë fazë, fituesin e çiftit Lion-Man.City.

Barcelona mbyll një sezon të dështuar në çdo aspekt duke e bërë shkarkimin e trajnerit Setien thjesht çështje kohe. Për kronikë golat për Bayern u shënuan nga Myler, dopjete Perisic, Grabry, Kimmich, Lewandowski dhe Coutinho dopjetë.