Deklarata që acaron milanistët, Fasone: Li donte Ronaldon te Milani, e frenova unë!

20/11/2018 - 17:52

Gjatë merkatos së verës së kaluar, Milani ishte pranë blerjes së Kristiano Ronaldos. Kuqezinjtë kishin pronarë kinezë me në krye Jonghong Li, ndërsa Marko Fasone punonte si administratori i deleguar i klubit.

Ky i fundit ka zbuluar mundësinë e blerjes së yllit portugez në një prononcim për “Sole 24 Ore”. Presidenti kinez ishte i fiksuar për të sjellë Ronadon në Milanelo, ndërsa dikush e bindi për të mos e bërë një gjë të tillë.

Ai ishte Fasone, i cili zbulon prapaskenat e asaj tratave, që nuk u realizua kurrë.

“Zoti Li dëshironte Kristiano Ronaldon te Milani, sepse besonte se ai kishte një forcë të madhe në tregun kinez. Portugezi dëshironte largimin nga Reali. U takuam në korrikun e vitit 2017 me Horge Mendez, menaxherin e tij, për t’u qartësuar për koston e operacionit dhe dëshirën e lojtarit. Më pas, e binda presidentin Li të hiqte dorë nga ëndrra e tij: Ronaldo kushtonte shumë”, përfundon ish-drejtuesi i Milanit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Trajneri i Teutës, Blendi Shkëmbi shprehet optimist në prag të ndeshjes kundër skuadrës së Luftëtarit, e cila do të zhvillohet në fushën

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti që përcaktoi edhe përballjet në fazën e 1/8 në Ligën e Europës.

Kur janë luajtur 22 javë kampionat, dënimet në fushë nga arbitrat dhe nga Komisioni i Disiplinës kanë qenë të shumta.

Duhen të paktën edhe 7 javë për ta parë sërish “yllin” brazilian, Neymar, në fushën e blertë.

Mauro Ikardi është tashmë një çështje shumë serioze te Interi. Sulmuesit i është hequr shiriti i kapitenit për t’i kaluar Handanoviçit.

Fabio Capello reagoi ashpër ndaj mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci, që bëri një veprim të turpshëm simulues në momentin e shënim

Atletico Madridi zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Juventusit në Champions, por në fund të sfidës la një shije të keqe mënyra e festimit

Edmond Hasanbelliu mendon se Teuta është si çiklistët dhe jo një nëndetëse siç e quajti Safet Gjici.