Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë me Izraelin ndeshjen e tretë të Grupit A (Liga C) të Ligës së Kombeve.

Të dy ekipet kanë nga tre pikë pas dy ndeshjeve të para dhe sot pritet një sfidë mjaft e fortë, e cila mund të jetë vendimtare për renditjen përfundimtare të grupit në të cilin bën pjesë edhe Skocia.

Ky takim do të luhet në orën 20:45 dhe tashmë të dy trajnerët i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Trajneri Christian Panucci ka bërë disa ndryshime në formacion krahasuar me miqësoren me Jordaninë, teksa në sulm nga minuta e parë do të luajë Bekim Balaj, por edhe Myrto Uzuni.