Sezoni i ri i Kategorisë Superiore do të nis në “kaos”. Kampionati që do e ngre siparin këtë të premte me klasiken e futbollit shqiptar, Kukësi-Partizani ka pësuar ndryshime drastike që në javën e parë të saj. Shkak janë bërë temperaturat e larta që po mbizotërojnë vendin tonë. Dhe për këtë, drejtues të Skënderbeut kanë kërkuar që ndeshja e programuar për tu luajtur të shtunën e 24 gushtit ndaj Flamurtarit në orën 16:00 të zhvillohet në një tjetër orar. 

Kërkesë që është miratuar nga FSHF, e cila ka zbuluar se takimi i stadiumit “Skënderbeu” do të luhet të shtunën në orën 19:00, duke ia bashkangjitur edhe dy takimeve të tjera, Tirana-Luftëtari dhe Teuta-Bylis. Takimi i vetëm që do të zhvillohet në orën 16:00 është ai mes Vllaznisë dhe Laçit.