Lena-Hrkaç mbyllin vitin, Abe i ikur, Teuta me mungesa para Partizanit

06/12/2017 - 15:04

   Teuta u është rikthyer përgatitjeve në terren pas një dite pushim të akorduar nga stafi teknik pas ndeshjes me Kamzën ku u mundën 1-0 në shtëpi. Edhe pse ishte parashikuar që përpara stërvitjes të zhvillohej një analizë për humbjen ndaj Kamzës, stafi teknik vendosi që të shtyhet për një moment tjetër.Thuajse i gjithë grupi i futbollistëve ishte në dispozicion dhe u stërvit normalisht me përjashtim të qendërmbrojtësit Ante Hrkaç, që u dëmtua në ndeshjen me Kamzën dhe mesfushorit Nijas Lena. 25-vjeçari ka tërheqje të muskulit të këmbës së djathtë (bicepsi femoral), të hënën pasdite lojtari iu nënshtrua rezonancës magnetike dhe sot do të mësohet shkalla e dëmtimit.Kapiteni Lena, përveçse ka plotësuar numrin e 4 kartonëve të verdhë, ka probleme edhe me gjurin e djathtë dhe rrezikon të mos luajë në ndeshjet e mbetura të fazës së dytë. Gjithashtu edhe Anel Dediç nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim. 26- vjeçari pritet të mësojë masën e dënimit nga Komisioni i Disiplinës në FSHF pas gjestit antisportiv në sfidën me kamzalinjtë.

Humbja me Kamzën ka lënë pasoja të gjithanshme te “djemtë e detit”, ku përveç aspektit të pikëve, problem mbetet gjendja fizike e disa lojtarëve. Ndaj Partizanit do të kenë disa mungesa të rëndë- sishme. Nëse konfirmohet mungesa e Lenës deri në fund të këtij viti, i bie që trajneri Magani të ketë probleme në përzgjedhjen e formacionit.Si zakonisht përpara fillimit të stërvitjes, Gugash Magani i mblodhi bashkë të gjithë futbollistët duke u thënë se e kanë zhgënjyer totalisht në ndeshjen me Kamzën. “Prisja shumë më tepër nga ju, keni bërë një ndeshje për t’u harruar. Nuk e kuptova pse nuk reaguat, ne kishim punuar shumë për këtë ndeshje dhe në fund e humbëm prej gabimeve tona.E kemi thënë disa herë që nuk duhet të gabojmë më, por po vazhdojmë të gabojmë dhe kampionati po ikën. Dua impenjim dhe të jepni shpirtin në fushë, në mënyrë që të kthehemi aty ku na takon. Kampionati ka ulje-ngritje, por tani nuk na lejohet më të gabojmë”, mësohet t’u ketë thënë Magani lojtarëve.Pas përjashtimit të Albi Dostit, Abe Oluasina është lojtari tjetër që do t’i tregohet rruga. Nigeriani, që pat ardhur në Shqipëri para disa vitesh si një talent premtues për llogari të Laçit, do ta mbyllë aventurën e tij me durrsakët që në janar.

Së fundmi Oluasina nuk është përfshirë as në 18-she dhe kjo tregon qartazi që nuk është më në planet e klubit, që në verë edhe ka gabuar në merkato, sikurse edhe është shprehur edhe vetë trajneri Magani.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sulmuesi i Liverpulit, Daniel Starixh është nën hetim nga Federata Angleze e Futbollit. Kjo e fundit e akuzon atë për vendosje bastesh.

Claudio Ranieri merr përsipër një tjetër mision të vështirë, por jo të pamundur pasi e pamundura nuk ekziston për trajnerin italian i cil

Një lajm i keq dhe një që mbetet për tu konstatuar në vijim nga kampi i kombëtares kuqezi.

Myrto Uzuni është ftuar sërish në kombëtare dhe beson se Shqipëria do të kthehet e fortë.

Frederik Veseli me shumë gjasa do të luajë si mbrojtës i djathtë në ndeshjen me Skocinë.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armando Duka ka vizituar selinë e re të FSHF-së, ku ka vëzhguar ecurinë e punimeve.

Ronaldo vazhdon të bëjë edhe te Juventusi atë që ka bërë gjithmonë në karrierë, teksa numëron 8 gola në Serisë A dhe 1 në Ligën e Kampion

Teuta është ngjitur në vendin e tretë pas barazimit të marrë në transfertë kundër Kukësit.