Sulmuesi 19-vjeçar me origjinë nga Skënderaj i Kosovës, Leon Dajaku ka lënë Bayernin e Mynhut për t’u transferuar te skuadra kryeqytetase e Union Berlinit. 

Dajaku ka firmosur për 6 muaj me klubin berlinez, kohë gjatë të cilës do të jetë i huazuar, ndërsa Unioni ka ruajtur edhe të drejtën e blerjes, nëse sulmuesi do të bindë me paraqitjen e tij. 

Sulmuesi që në prill do të festojë ditëlindjen e tij të 20-ë, është rritur në ekipet e moshave të Stuttgartit, ndërsa në 2019-ën u transferua te Bayerni i Mynihut, teksa me fanellën e gjigantëve gjermanë debutoi edhe në Bundesligë në dhjetor të 2019-ës.