Edi Martini, trajneri i skuadrës së Teutës, pas ndeshjes me Bylisin të luajtur në “Niko Dovana” ka pohuar:

“Normalisht që ishim në një situatë jo të mirë pas humbjes me Laçin. Unë komunikova me lojtarët dhe prisja që të reagonin sot. Ishte ndeshje e sikletshme edhe sot. Na prishi punë edhe dalja e Arapit bëri që Aleksi të tërhiqej. Vuajtëm shumë, por morëm një fitore që na vlen. Me lëvizjet që janë bërë kemi ndryshuare dhe modul loje, sepse afrimet që janë bërë duhen përshtatjen e vete në kohë”, – tha Martini.

Tri fitore në katër ndeshje, sipas Martinit: “Unë jam që t’i marrim ndeshjet një e nga një, duhet që të mendojmë tashmë për ndeshjen e radhës me Tiranën. Objektivi është Europa, nuk duhet ë të rrisim presionin te vetja për diçka më shumë. Më vonë duke parë e duke vendosur për synimet e reja”.

Shkalla“I uroj shumë suksese Shkallës. Nuk e prisja që të ikte te Ballshi. Dëmtimi i Arapit na hapi shumë punë. I kemi marrë masat dhe mendoj se nuk do  hasim probleme. Goli i Vilës ishte spektakolar, na vlejti shumë, jo thjesht për 3 pikët.”

Kulibali“Është një lojtar që ka shpejtësi, vrapon shumë dhe na bën punë. Është një lojtar që na bëri punë si në fazën sulmues,e ashtu edhe në atë mbrojtëse. Shpresoj që sa më shpejt të gjejë edhe golat sepse është një lojtar që ka cilësi”, – tha Edi Martini në fund të fjalës së tij.