Fushata për zgjedhjen e presidentit të ri të Barcelonës ka hyrje në pikën më të nxehtë. Më 7 mars do të votohet për numrin një të klubit dhe të tre kandidatët, Johan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa, kanë shpjeguar programin e tyre.

Njëri prej tyre, ish presidenti i klubit blaugrana, Joan Laporta, është ndalur në një pikë shumë të diskutueshme, në të ardhmen e Leo Messit. Sulmuesi argjentinas shihet gjithnjë e më larg Barcelonës në fund të sezonit por Laporta është i bindur se e vetmja mënyrë për të mbajtur numrin dhjetë në skuadër është zgjedhja e tij si president: “Mund të mos konkurrojmë me të tjerët në nivel financiarë por Messi nuk është drejtuar asnjë herë nga paratë. Ai thjeshtë dëshiron të përfundojë karrierën e tij në nivelet më të larta sportive. Me Messin kam një raport vlerësimi reciprok. Jam i sigurt se nëse do të zgjidhet dikush tjetër president ai do të largohet”, theksoi Joan Laporta.