Në fund të garës së 1,000 metrave "pistë e shkurtër" në Lojërat Olimpike dimërore "Pyeongchang 2018", një tifoz ka hyrë në pistën e akullt thuajse tërësisht i zhveshur duke u shpëtuar rojeve të sigurisë.

Në trup kishte të shkruar fjalët "Paqe dhe Dashuri" (peace and love), por nuk dihet ende se cili ishte qëllimi i kësaj proteste të këtij personi, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije.

Ai është ftuar të largohet nga pista, por pa sukses dhe në fund kanë ndërhyrë forcat e sigurisë për ta larguar.