Salah: Katër fitore dhe e fitojmë titullin

15/04/2019 - 22:18

Liverpooli do të shpallet kampion nëse i fiton katër ndeshjet e fundit të Premierligës, sipas Mohamed Salah. Të kuqtë u rikthyen në krye të ligës pas fitores 2:0 në shtëpi kundër Chelseat të dielën. Kampioni në fuqi, Manchester City, ngel dy pikë prapa, por me një ndeshje më pak të zhvilluar se skuadra e Jurgen Klopp, në një garë të ngushtë për titull.

Ndër pesë ndeshjet e mbetura të City, është edhe derbi me Manchester Unitedin në Old Trafford më 24 prill.Liverpooli, në anën tjetër, në letër do të ketë kundërshtarë shumë më të lehtë se City, pasi do të përballet me Cardiff City dhe Newcastle Unitedin në udhëtim dhe Huddersfield Town dhe Wolves në shtëpi.

Dhe Salah, i cili shënoi një gol sensacional në triumfin ndaj Chelseat, ndien se këto katër ndeshje do të mjaftonin që Liverpooli ta fitojë titullin e parë në epokën e Premierligës.“Sipas mendimit tim, po”, tha Salah për Sky Sport kur u pyet nëse mendon se katër fitore do të mjaftonin për ta mposhtur Cityn në garë për titull.

“Duhet të përqendrohemi në ndeshjet tona. Shpresojmë se City do të humbasë pikë. Për mua Premierliga është më e rëndësishmja”, shtoi ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mes këndimit, të qeshurave dhe i kapluar nga euforia, siç është normale pas shpalljes zyrtarisht kampion i një sezoni futbollis

Edhe pse ekipi i Teutës i ka fituar dy trofetë e këtij sezoni: Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën, sërish skuadra durrsake nuk g

Jeta e Gonzalo Higuain nuk ka qenë një fushë e mbushur me lule.

Elseid Hysaj shihet si një ndër emrat kryesorë për tu larguar nga skuadra e Napolit në fund të sezonit.Gazeta më e madhë në Napoli "Il Ma

Wanda Nara ka dhënë një intervistë për një program të "Canale 5", ku ka konfirmuar se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, do të vijojë të j

Ka dalë në dritë një video e Cristiano Ronaldos menjëherë pas eliminimit të Juventusit nga ana e Ajax në çerekfinalet e Champions League.

Në Madrid sezoni po mbyllet në mënyrë të trishtuar, si asnjëherë këto vitet e fundit, ndaj tashmë te Reali presin verën për të nisur revo