Anglia luajti mbrëmjen e kaluar në transfertë ndaj Çekisë, ku për këtë përballje kishin udhëtuar shumë tifozë nga ishulli.Pikërisht këta të fundit kanë shkaktuar trazira të shumta në Pragë, ku patën përleshje edhe me policinë.

Nga pamjet e publikuara duket përballja që kanë pasur tifozët me policinë çeke, me këta të fundit që kanë arrestuar 31 tifozë.Njëri nga tifozët mësohet të jetë plagosur dhe ndodhet në spital.

Për këtë ndeshje ishin në stadium 3800 anglezë, por nga raportimet thuhet se numri i tifozëve që kanë udhëtuar drejt Çekisë ka qenë akoma më i madh.