Manchester United rikthehet te fitoret në Premier League, dhe e bënë këtë gjë në super ndeshjen e ditës së sotme ndaj Liverpoolit. Të kuqtë i falen sërish yllit të skuadrës Uejn Runi. Sulmuesi i United vazhdon të jetë vendimtar me golat e tij në javët e fundit.

Skuadra e Van Gaal nuk pëson humbje prej katër ndeshjesh në Premier League duke treguar se e kanë kaluar disi krizën e javëve të fundit. "Djajtë e Kuq" gjenden në vendin e pestë me 37 pikë, ndërkohë që Liverpooli mbetet në vendin e 9-të me 31 pikë.