Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës i jep fundit karrierës së notarit kinez, Sun Yang, kampion i trefishtë olimpik dhe i konsideruar si një ndër më të mirët e të gjitha kohërave. 28-vjeçari është pezulluar 8 vjet nga institucioni më i lartë i drejtësisë sportive, pasi është gjetur fajtor për dëmtimin e procesit të kontrollit antidoping.CAS-i kishte pranuar apelin e paraqitur nga Agjencia Botërore e Antidopingut (AMA) kundër vendimit të Federatës Ndërkombëtare të Notit (FINA), duke i dhënë një goditje të fortë Yangut për sjelljen e padenjë në një kontroll që u krye në shtator të vitit 2018.CAS-i arriti në përfundimin se notari nuk arriti ta justifikonte veprimin e tij në seancën dëgjimore (shkatërroi mostrat e gjakut që u morën me atë rast), ku u paraqit  korrikun e kaluar.

Notari argumentoi se njëri nga dy oficerët, që kryen kontrollin, nuk ishte akredituar sipas rregullave. Gjatë këtij kontrolli, të realizuar jashtë garës, nëna e notarit urdhëroi një anëtar të sigurisë së objektit, ku notari stërvitej, që të shkatërronte (thyente) me çekiç epruvetat që përmbanin kampionin e tij të gjakut.Paneli i antidopingit i FINA-s e mbështeti tezën e notarit, që kërkoi pafajësi, por CAS përcaktoi që Sun Yang shkeli kodin antipoping dhe e pezulloi atë për tetë vjet, që është dhe dënimi më i rëndë dhënë për një notar.